‘Mushkëria e gjelbër’ e tokës po shpyllëzohet – Si nxitimi i arit po shkatërron Amazonën
I konsideruar për vite me radhë mushkëria e gjelbër e tokës, me kalimin e viteve pylli i Amazonës ka hasur në shumë episode që kanë kontribuar në shpyllëzimin e tij progresiv.
Jo vetëm ndërtimi i Trans-Amazon dhe nevoja për të zgjatur tokën e punueshme braziliane për të kënaqur kërkesën e brendshme dhe të huaj, por edhe shfrytëzimi intensiv i territorit për të përvetësuar pasurinë e tij natyrore ka kontribuar ndër vite për të bërë pyllin më të madh në botë një vend i vërtetë pushtimesh.
Siç theksohet nga gazeta gjermane Der Spiegel, gjatë viteve të fundit nxjerrja e arit është kthyer në një aktivitet të paligjshëm duke u rritur në mënyrë eksponenciale në territoret e Amazonës.
Megjithëse në Brazil ligjet që rregullojnë minierat e arit janë të rrepta, mjedisi me shi dhe mundësia e vështirë e arritjes së territoreve edhe nga forcat mbikëqyrëse e kanë bërë praktikën veçanërisht të sigurt dhe fitimprurëse.
Kjo, me kalimin e viteve, ka gjeneruar një rritje të punës së paligjshme në sektorin në zonë dhe ka kontribuar në rritjen e ndikimit në rezervatin natyror, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e pjesëve të mëdha të territorit.
Aktualisht ka më shumë se 20 mijë punëtorë të përfshirë në nxjerrjen e arit dhe “bashkëjetesa” e detyruar në vitet e fundit ka gjeneruar episode të shumta përplasjesh dhe tensionesh. E fundit prej të shkaktoi një konflikt të armatosur në të cilin pesë persona u plagosën. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.