Musk: Çmimi i Bitcoin, i lartë! Ekzekutivi i Tesla komenton kriptovalutën, pasi kalon $1 trilionë në treg
Miliarderi Elon Musk tha këtë fundjavë se çmimi i bitcoin dhe ethereum duket i lartë, në një kohë kur kriptovalutat kanë prekur nivele rekord të larta deh bitcoin kaloi kufirin e 1 trilionë dollarëve në vlerë tregu. Ekzekutivi i Tesla, komentet e të cilit kanë nxitur më parë kirptovalutën, po i kthente përgjigje në Twitter një përdoruesi, që thoshte se ari është më i mirë se bitcoin dhe paraja tradicionale.
“Paratë janë thjeshtë të dhëna që na lejojnë të shmangim vështirësitë e shkëmbimit mall me mall. Këto të dhëna, janë subjekt i gabimeve dhe sistemi do të zhvillohet për t’i minimizuar. Megjithatë, BTC& ETH duken pak lartë”- shkroi Musk në Tëitter. Bitcoin, kriptovaluta më e famshme në botë, shënoi një tjetër nivel rekord në fundjavë, duke vazhduar rritjen 2 -mujore, një ditë pasi kaloi vlerën totale në treg prej 1 trilionë dollarë. Ethereum, është kriptovaluta e dytë më e madhe, matur nga vlera totale në treg dhe volumi ditor. Musk, një mbështetës i valutave dixhitale, ka mbrojtur vendimin e Tesla së fundmi për të blerë 1.5 miliardë dollarë bitcoin, që ka shtuar interes tek valuta dixhitale.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.