“Muzetë Sekrete” po fshehin disa nga kryeveprat e artit, pa taksa
Më i vjetri është më i madh se nëntë fusha futbolli dhe është përdorur për të shpërndarë koli të Kryqit të Kuq për të burgosurit e luftës në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa më të rejat kërkojnë skanim të retinës së syrit retinë për hyrje. Këto janë portet pa pagesë, me fasilitete të teknologjisë së lartë dhe ku nuk paguhen taksa, koleksionistët më të mirë të artit dhe manjatët nervozë mund të ruajnë objektet e tyre të vlefshme për dekada të tëra. Artisit Hito Steyerl i ka quajtur ato “muzetë e fshehtë”.
Disa nga këto të ashtuquajtura porte ndodhen në Gjenevë e në disa zona historike të Europës, gjithashtu së fundmi kanë filluar të krijohen muze të tillë edhe në Singaporë e vende të tjera të Azisë. Në SHBA është një modë e dalë së fundmi pikërisht në zonën e Manhatan-it dhe Wilmington, Delaware. Portet e lira janë në thelb zona pa taksa që i japin klientëve një mënyrë ligjore për të shmangur pagesën e detyrimeve të dyfishta të importit. Për të marrë një shembull hipotetik, një koleksionist i pasur që zotëron një Magritte prej 20 milionë dollarësh mund të përdorë portin e lirë në Luksemburg për të mos paguar qindra mijëra dollarë në detyrimet e importit, ndërkohë që ajo vendos nëse do ta varte pikturën në banesën e saj në Alpet Zvicerane ose në apartamentin e saj në Manhatan.
Portet e lira në Zvicër vendosin një limit magazinimi prej 12 muajsh për qytetarët zviceranë, por çdokush tjetër mund t’i përdorë ato për të fshehur sende me vlerë për një kohë të pacaktuar. Portet e lira në vende të tjera janë po aq bujarë me afatet kohore. Dhe këtu fillojnë problemet.
Shumica e porteve të lira parashikojnë që të gjitha sendet që hyjnë dhe dalin të regjistrohen në mënyrë të përpiktë. Por në të njëjtën kohë, shumica i lejojnë pronarët të identifikohen jo me emrin e tyre të vërtetë, por si një entitet korporativ, i cili thjesht kërkon që ata të ngrenë një kompani inaktive (shell). Dhe për shkak se taksat nuk paguhen zakonisht në shitjet që ndodhin brenda një porti të lirë, pronarët mund të marrin pjesë në blerjen dhe shitjen anonime të veprave të artit me vlerë dhjetëra milionë dollarë.
Geneva Free Port Ltd. Është porti më i madh i të gjithëve i cili ka qenë në qendër të polemikave sidomos pas vjedhjes spektakolare të vitit 2010, ku kriminelët arritën të vidhnin degë në Libi, Siri dhe Jemen nëpërmjet Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, plot 9 vepra të cilat më pas i futën në këtë strukturë. Sendet në fjalë ishte koka e statujës prej guri të Afroditës, që daton në kulmin e perandorisë greke në atë që tani është Libia. Ky nuk është rasti i vetëm sidoqoftë ndaj skandalet e shumta e çuan Geneva Free Ports në shtrëngimin e rregullave të saj. Një paralajmërim në faqen e saj të internetit tani u tregon klientëve të ardhshëm të kërkojnë parapëlqime për çdo objekt arkeologjik që planifikojnë të ruajnë atje.
Burimi: Bloomberg
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.