Muzikë live e balerina në ambient të mbyllur, Policia i procedon për shkelje të aktit Anti-Covid
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dy subjekte me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme. Policia e Shtetit njofton se janë shoqëruar në ambientet e Policisë dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
B.K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin “Muzikë live”, në administrim të tij, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.
D.P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin “Muzikë live” në pronësi të saj, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.
Nga ana e ISHP-së janë marë masa administrative ndaj subjekteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Policia e Shtetit rikujton faktin se akti normativ i Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet që lejohen dhe ato që nuk lejohen, është ende në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.