“Na vjen keq Apple dhe Ikea, dyqanet kineze nuk iu duan më!”
Markat dikur të lakmuara po humbasin terren ndaj kompanive lokale në vendin më të populluar të botës, Kinë.
Prodhuesi kinez i telefonit Huawei dhe gjigandi i shpërndarjes së ushqimit Meituan Dianping ja kanë dalë të triumfojnë si markat më të preferuara të Kinës.
Markat kineze tani marrin 30 nga 50 lojëra elektronike, me operatorin e pagesave online Alipay, në pronësi të Alibaba Group Holding Ltd.
“Markat kineze kanë qenë më të mira në “shfrytëzimin” e mediave sociale për të arritur tek blerësit në Kinë”, tha Catherine Lim, një analiste për Bloomberg.
Sipas raportit, sondazhi u kërkoi 13,000 konsumatorëve kinezë të rendisin markat më inovative, praktike, dhe frymëzuese. Meituan Dianping ishte në top listën e 10 kompanive më të mira. Kompania ka marrë investime nga miliarderi i Hong Kongut, Li Ka-Shing, njeriu më i pasur i territorit.
Sondazhi ka treguar më shumë probleme për Apple Inc. në Kinë, tregu i dytë më i madh pas SHBA. Kompania Palo Alto, me qendër në Kaliforni, ka luftuar atje ku rivalët vendas si Huawei Technologies Co. dhe Xiaomi Corp të fitojnë popullaritet.
Në qytetet më të mëdha të Kinës, mistika e markës së huaj po venitet, tha Benoit Garbe, një partner i lartë i “Prophet” në Shangai. “Konsumatorët po bëhen më të sofistikuar. Po shohim marka vendore të mira që po shfaqen si më të rëndësishme, tha ai.”
“Furnizuesi në shtëpi”, Ikea of Sweden AB, i katërt në listën e vitit të kaluar, këtë herë nuk ishte as në mesin e 30 vendeve të para.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.