Nafta e nis javën në rritje – Çmimet mbështeten nga ulja e prodhimit dhe nga stimujt në SHBA
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështeten nga ulja e prodhimit nga OPEC dhe nga stimujt e pritshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të mbështesin kërkesën.
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që është ngjitur pranë 60 dollarëve për fuçi. Çmimet po mbështeten nga ulja e prodhimit nga OPEC dhe nga shpresat se stimujt shtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin kërkesën. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.5 dollarë për fuçi.
Gjithashtu, çmimet po mbështeten nga dollari i dobët, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Njëkohësisht, Arabia Saudite është angazhuar të ulë prodhimin edhe me 1 milionë fuçi në ditë për të ndihmuar në balancimin e tregut.
Në anën tjetër, rritja e çmimeve të naftës po inkurajon prodhuesit amerikanë të naftës argjilore të prodhojnë më tepër, ndërsa kufizimet në Europë dhe në disa vende në Azi po e pengojnë rimëkëmbjen e kërkesës. Numri i puseve aktive në Shtetet e Bashkuara, që është një shenjë e tendencës së prodhimit në terma afatshkurtër, u rrit në nivelin më të lartë që nga maji i vitit të kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.