Nafta në rënie të lehtë – SHBA nuk bind, prodhimi ende i lartë
Çmimet e naftës janë regjistruar në rënie të lehtë gjatë sesionit të sotëm, si pasojë e të dhënave të publikuara gjatë gjysmës së dytë të sesionit të së Mërkurës.
Këto të dhëna, flisnin për një rënie më të vogël se pritshmëritë të rezervave dhe prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.10 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.99 dollarëve për fuçi.
Pavarësisht rënies së lehtë të çmimeve, të dy benchmarkët kanë marshuar në harkun e një jave, duke iu larguar niveleve rekord minimale. Në këtë tendencë ka ndikuar jo vetëm OPEC, por edhe shtetet e bashkuara të Amerikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.