Nafta nuk luhatet – Investitorët të paqartë, raportet do “hedhin dritë”
Çmimet e naftës u regjistruan të pandryshuara në çelje të sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga paqartësia e investitorëve.
Ndërkohë që uragani Irma po dëmton bindshëm kërkesën për arin e zi në vend, dëmet e uraganit tjetër, Harvey, po rikuperohen, duke detyruar një sërë rafinerish që të rinisin punën.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.80 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.04 dollarëve për fuçi.
Gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme çmimet e naftës mund të marrin një kthesë domethënëse, pasi priten dy raporte të njëpasnjëshme, ai i administratës amerikane të energjisë dhe ai i agjencisë ndërkombëtare të energjisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.