Nafta rritet në tregtinë e së Enjtes – Nxitet nga tkurrja e inventarëve në SHBA. Brent kalon 75 USD për fuçi
Çmimi i naftës është rritur në tregtinë e së Enjtes, ndërkohë që inventarët në SHBA, që është konsumatori më i madh në botë, ranë në nivelin më të ulët që prej Janarit 2020. Nafta Brent e Londrës u rrit me 0.5% në 75.11 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), shtoi 39 cent në 72.78 dollarë për fuçi.
Brent kaloi 75 dollarë për fuçi për të parën herë në mbi 2 vite gjatë Qershorit, por u tërhoq përsëri më herët gjatë muajit prej shqetësimeve mbi përhapjen e shpejtë të variantit delta, dhe kompromisit të OPEC për të rritur ofertën.
Analistët thonë se deri më tani, rënia e inventarëve të naftës sugjerojnë se rritja e rasteve me variantin Delta ka pasur pak ndikim te lëvizshmëria. Inventarët ranë me 4.1 milionë fuçi në javën që përfundoi më 23 Korrik, sipas Adminsitratës së Informacionuit për Energjinë (EIA), nxitur nga importet më të ulëta dhe rënia e prodhimit javor. Stoku i benzinës ra gjithashtu, duke arritur afërsisht nivelet e para pandemisë. Rezerva Federale bëri të ditur këtë Javë se rimëkëmbja e ekonomisë së SHBA ndodhet ende e pacënuar, pavarësisht rritje së infeksioneve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.