Nafta sot, 23 prill 2018 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal
Gjatë sesionit të sotëm, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë regjistruar në luhatje minimale, ndërkohë që të dhënat më të fundit sinjalizojnë një rritje të prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së kaluar.
Forcimi i dollarit amerikan nuk ia ka dalë dot të frenojë rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 151.25 lekë për litër, në rënie me 0.33% në krahasim me sesionin e kaluar duke bërë që edhe në tregun vendas çmimet e naftës të prekin nivelet më të larta në më shumë se 3 vite.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 92.4 lekë për litër. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.