Nafta vazhdon qëndrueshmërinë – Lindja e Mesme dhe prodhimi në SHBA balancojnë çmimet
Çmimet e naftës e kanë filluar javën në qëndrueshmëri, të gjendur mes tensioneve në Lindjen e Mesme, në njërën anë, dhe nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në anën tjetër.
Megjithatë, bastet rekord për çmime më të larta, po i mbajnë 2 bençmarkët kryesorë pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 63.3 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 56.6 dollarëve për fuçi.
Tregtarët shprehen se, vendimi i OPEC dhe vendeve të tjera për të ulur prodhimin, ka bërë që tregu të balancohet, ndërsa mbifurnizmi është zvogëluar ndjeshëm. Oferta më e lartë se kërkesa ka bërë që tregu i naftës të gjenden nën presion që nga viti 2014.
Gjithashtu, rezervat e naftës në vendet e industrializuara kanë rënë me mbi 50%, gjatë vitit 2017, në totalin e 160 milionë fuçive. Sipas analistëve, nëse ky trend vazhdon, me shumë mundësi, rezervat e naftës do të ulen pranë mesatares 5-vjeçare, gjatë vitit 2018.
Fondet e ndryshme kanë rritur zotërimet e kontratave “futures” të naftës Brent të Londrës, gjatë javëve të fundit, që nënkupton se pritshmëritë janë për çmime më të larta.
Në krahun e ofertës, tensionet në Lindjen e Mesme kanë rritur mundësitë e ndërprerjeve të furnizimit me naftë, pasi tërmeti i fuqishëm që goditi Iranin dhe Irakun kanë ndikuar në prodhimin e naftës në rajon.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.