Nancy Pelosi gris kopjen e fjalimit të Trump: “Manifest mosbesimesh” (VIDEO)
Ndërsa Donald Trump mbaroi deklaratën e tij të situatës së Unionit (State of Union Address) mbrëmjen e së martës, Drejtuesja e Senatit Nancy Pelosi u pa duke grisur një kopje të fjalimit të Presidentit.
E pyetur menjëherë pas fjalimit të Trump për arsyen e këtij veprimi, Pelosi u tha gazetarëve: “Sepse ishte gjëja me sjellshme për të bërë”, duke shtuar se ishte “gjë e sjellshme të bëje duke marrë parasysh alternativën”. Nuk është e qartë se çfarë do të thoshte ajo me fjalën “alternative”.
Pelosi më vonë e quajti fjalimin e Trump si një “manifest të mosbesimeve”.
Shtëpia e Bardhë u përgjigj shpejt, duke akuzuar Pelosin për mosrespektim të amerikanëve që Trump kishte lavdëruar gjatë fjalimit të tij të Unionit.
Pelosi dhe Trump kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të vështirë; tensionet u rritën vetëm pasi ajo mbajti një qëndrim mbështetës të procesit të impeachement ndaj Trumpit.
Veç kësaj në fillim të mbrëmjes u vu re se Trump u përpoq të shmangte një shtrëngim duarsh më Kryetaren e Senatit. Edhe gjatë mbledhjes së vitit të kaluar pati shumë spekulime mbi reagimin e Pelosit në fund të deklaratës së trump e cila u duk shumë sarkastike. Por sipas Pelosit veprimet e saj ishin në mbështetje të thirrjes së Trump për bashkëpunim bipartizan.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.