Ndalet “marshimi” i naftës – Java mbyllet me rënie, por çmimet në rritje me 4%
Pikërisht në sesionin e fundit të kësaj jave, çmimet e naftës i kanë dhënë fund një marshimi 3-ditor. Marshimi mori shtysë nga njoftimet se OPEC mund të zgjasë në kohë, përtej qershorit marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.69 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.24 dollarëve për fuçi. Hendeku mes dy benchmarkëve kryesorë është ngushtuar ndjeshëm gjatë kësaj jave, në thuajse dy dollarë.
Pavarësisht rënies së çmimeve gjatë së Premtes, të dy benchmarkët kryesorë kanë fituar deri në 4% në krahasim me të martën, kur çmimet ishin pranë niveleve minimale.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.