Ndalet “marshimi” – Rritet prodhimi amerikan, çmimet e naftës “tërhiqen”
Nafta ka ndalur marshimin gjatë sesionit të së martës, duke iu larguar disi niveleve rekord maksimale të 5 javëve të fundit. Të dhënat që flasin për një rritje të prodhimit të naftës argjilore amerikane kanë lënë në hije shqetësimet që lidhen me përshkallëzimin e tensioneve në Siri dhe Lindjen e Mesme.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.78 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.93 dollarëve për fuçi. Nafta Brent ka mbyllur në fitim të 6 sesionet e kaluara, ndërkohë që ajo bruto amerikane vetëm 5 prej tyre.
Ekspertët shprehen se, trendi i së martës mund të vijojë edhe përgjatë ditëve të tjera të javës.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.