Ndarje e vendit në 4 rajone, LSI: Vendim absurd që shton shërbimet, qëllime elektorale
Opozita ka denoncuar ligjin e ri që kaloi pa shumë zhurmë në seancën parlamentare të 29 korrikut, që ndan vendin në 4 rajone, duke centralizuar akoma më shumë pushtetin.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për ligjin e ndarjes së vendit në katër rajone.
“Ligji që kemi denoncuar dhe dje ka të bëjë me një rindarje që Edi Rama do t’i bëjë Shqipërisë në 4 rajone pra do të ndajë Shqipërinë në 4 çifligje, vilajete, pashallëqe, quajini si të doni të gjithë ju shqiptarë e dini se çfarë kuptimi kanë këto”.
Duke publikuar nenet siç e përcakton Kushtetuta kete ndarje, Vasili thekson se “kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to”.
“Kusht kushtetues i pakapërcyeshëm. Pa marrjen e mendimit të popullsisë që banon në to këto njësitë të qeverisjes vendore ku është qarku një i tillë pra që është një rajon i caktuar asgjë nuk mund të ndodhë.
Shkelje e dhunshme e kushtetutës pavarësisht se qarqet i kemi. Krijimi i 4 rajoneve pa asnjë lidhje. Qëllimi është vetëm 1. Të rrëmbejnë pushtetin lokal së bashku me fondin e zhvillimit”, tha Vasili ne një deklarate per mediat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.