Ndërhyrja për fuqizimin e Nst Traktora – OSSH publikon grafikun e stakimit të energjisë sipas zonave dhe orareve në Tiranë
Në kuadër të investimit për fuqizimin e Nst Traktora, OSSH njofton se për kalimin e rrjetit te ri 20kV, do të kryhen stakime te energjisë elektrike, të shpërndarë ne faza të ndryshme kohore dhe në disa zona të Tiranës.
Sipas njoftimit konkretisht, për ditën e mërkurë, date 9 qershor, ndërprerja e energjisë elektrike do te kryhet ne oraret dhe zonat, si me poshtë:
08:00-10:00, Kodra e Priftit dhe Shkozë
09:00-11:00, Kodra e Kokonozeve,
- Ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut, shkolla Bashkuar dhe Porcelani
10:00-12:00, Antenat televizive dhe qeveritare në Dajt, TV News 24 dhe Garda
11:00-13:00, pranë Depos Ujit,
- Zona pranë Sanatoriumit, ish-Uzina Traktorit dhe Shkozë (pjesërisht)
12:00-14:00, Uzina Gjeologjike, Shkoze 2
13:00-15:00, zona Farkë
14:00-16:00, pranë Depos së Ujit,
- Rr “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).
15:00-17:00, rreth Qytet Studenti,
- Arkivi, Shkoze 2, Instrumentali dhe Reparti 8802
OSSH kërkon mirëkuptim për stakimet e nevojshme, #OSSH thekson se investimi në Nst Traktora rrit garancinë e furnizimit me energji elektrike për të ardhmen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.