Ndërhyrje në veterinari, Peleshi: Gati ligji, shërbim falas për fermerët
Së shpejti pritet të miratohet ligji i ri për veterinarinë, i cili do të synojnë garantimin e sigurisë ushqimore tek qytetarët si dhe parashikon që shërbimi i vaksinimit dhe matrikullimit të ofrohet falas për blegtorët.
Ministri i Bujqësisë ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të shërbimit veterinar, Urdhrin e Veterinerëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.
Reforma synon që numri i veterinerëve të rritet në 500 nga 166 që është aktualisht dhe çdo njësi administrative të jetë e mbuluar.
Ministri u ka bërë apel të gjithë aktorët të luajnë një rol aktiv në përgatitjen e këtij ligji, i cili parashikon një ndryshim tërësor në sektorin bujqësor dhe blegtoral.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.