Ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik, OSHEE kryen kontrolle në Tiranë
Vijojnë kontrollet për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në kryeqytet.
Kështu, përmes një njoftimi nga OSHEE, thuhet se nga kontrollet e ushtruara nga drejtoria rajonale janë konstatuar 5 raste të abuzimit me energji elektrike si: “ 2 për rilidhje te paligjshme, 3 për vjedhje përmes sistemit matës. Të pesta rastet janë proceduar në polici. Sakaq, vijon aksioni nga OSHEE Shkodër, ku gjate mbrëmjes janë shoqëruar në polici 3 abonentë. Theksojmë se ne fokus të kontrolleve janë bizneset!”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Grupet e Task-Forcës së OSHEE kanë ushtruar kontrolle ditët e fundit në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë. Kontrollet janë ushtruar për të verifikuar ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.