“Ndërtimet e paligjshme”, policia vijon planin e masave – Procedohen disa shtetas
Policia e Elbasanit ka vijuar planin e masave ndaj ndërtimeve të paligjshme, ndërkohë që është kryer procedimi penal ndaj disa shtetasve. Konkretisht, sipas Policisë së Elbasanit janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas me akuzën e ndërtimit të paligjshëm
“Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Peqin, referuan materialet në Prokurori nisën procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve: A.H., 34 vjeç dhe Y.J., 63 vjeç, të dy banues në fshatin Byshek Shushicë, si dhe L.E., 48 vjeç banues në fshatin Gjocaj. Procedimi ndaj tyre, filloi pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte , pa leje përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.