Ndërtimi i Hec-eve në Osum – Klosi: Gjykata ka anuluar vendimin për ndërtimin e tyre
Gjykata ka vendosur për anullimin e ndërtimit të dy HEC-eve në kanionet e Osumit. Lajmi është bërë publik nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë aktivitetit me rastin e ditës së Botërore të Rangersa-ve.
“Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur, anulimin e HEC-eve Osum. Ky vendim na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore”, deklaroi ministri.
Ministri Klosi u shpreh ndër të tjera se në Bashkinë e Bulqizës kanë kërkuara që të bëhet anulimi i koncesionit për prerjen e pyjeve. Por ministri nuk la pa sjellë edhe një herë në vëmendje se jo gjithmonë drejtësia është në mbrojtje të mjedisit, duke kujtuar vendimin e gjykatës të cilësuar prej tij si skandaloz për rifillimin nga puna të guroreve në Berat.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.