Ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë – FSHZH informon mbi detajet e projektit
Në kuadër të projektit të Rrugëve Lidhëse Rajonale e Lokale që po zbatohet nga Qeveria Shqiptare mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku përfshihet edhe Ndërtimi i Rrugës Shëngjin-Velipojë me financim të BERZH, është hartuar Programi për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Eko – Turizmit për zonat e Shëngjinit dhe Velipojës.
Sipas njoftimit programi, mbështetur nga BERZH dhe FSHZH është financuar nga Central European Initiative – CEI dhe synon ndërgjegjësimin mbi përfitimet e eko-turizmit dhe zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm në rajon.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.