Ndërtimi i shkollës “Kosova” – MAS, mbi 265 milionë lekë investim për infrastrukturën
Mbi 265 milionë lekë është fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit për rikonstruksionin infrastrukturor të shkollës 9-vjeçare “Kosova” në Kryeqytet. Punimet e kësaj shkolle, si një ndër shkollat më të vjetra në Tiranë, u inaguruan nga kreu i bashkisë në mars të këtij viti.
Shkolla “Kosova” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për ofrimin e kushteve më të mira për procesin mësimor për rreth 360 nxënës dhe pritet të ketë një infrastrukturë 4 herë më të madhe se sa ish-ndërtesa e mëparshme.
Përfundimi i punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle parashikohen të jenë në vitin 2018 dhe të jetë gati për të hapur dyert për nxënësit, vitin e ardhshëm shkollor .
Hapja e kësaj shkolle, do të ndihmojë që të ulet ngarkesa edhe në shkollat e tjera përreth që funksionojnë në këtë njësi. Shkolla “Kosova” pritet të ketë aksesueshmëri edhe për ata që janë me aftësi të kufizuar, me një auditorium 125 vende për të gjithë komunitetin, me një palestër moderne, dhe disa laboratorë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.