Ndërtimi i urës së Tapizës – ARRSH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Urën e Tapizës puna po vazhdon me ritme të mira dhe aktualisht janë betonuar soletat e të 3 kampatave dhe soleta rakorduese.
Sipas njoftimit është bërë tensionimi përfundimtar i 10 trarëve si dhe ka përfunduar vendosja e tubave rezervë.
ARRSH informon se tashmë po punohet me armimin e trotuareve dhe se puna për ndërtimin e urës së re pritet të përfundojë së shpejti me të gjitha elementet e sigurisë rrugore duke garantuar kalim të sigurt për përdoruesit e rrugës në këtë aks.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.