Ndërtimi i rrugëve/ Supervizorët “mashtrues” para drejtësisë për dëmin në buxhet – Rama: Askush s’ mund të na ngarkojë borxhe!
Ndërkohë që prezantonte projektin për rrugët që do të nisin nga vitit i ardhshëm, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe supervizorët e rrugëve, ku tha se do të ketë “tolerancë zero” ndaj atyre që mashtrojnë në dëm të buxhetit të shtetit.
“Do të punojmë për sistemin e kontratave për supervizimin. “Tolerancë zero” ndaj supervizorëve që mashtrojnë në dëm te buxhetit të shtetit. Do i japim fund akumulimit të borxheve, të cilat na shoqëruan edhe këtë periudhë, për shkak të këtyre supervizorëve. Kemi nisur proceset penale për ata supervizorë, për shkeljet flagrante të ligjit në buxhetin e shtetit, do të çojmë para drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në këtë shkelje të patolerueshme. Nuk ka zyrtarë të ARRSH që mund të hapë buxhet me firmën e tij, duke i ngarkuar borxhe qeverisë”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri deklaroi më parë se buxheti për financimin në infrastrukturë për vitin 2018 është 42 % më i lartë, krahasuar me vitet e mëparshme.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.