Ndërtohet jahti më i madh në botë me vela, me vlerë 425 mln euro
Jahti më i madh me vela në botë, këto ditë është duke kryer një seri testesh ne detin “Mesdhe” dhe në brigjet e “Liguria dhe Varazze”.
Jahti më i madh më vela është quajtur “Sailing Yacht A” dhe është 142.8 metra e gjatë dhe peshë me më shume se 12.600 ton, pjesa e parme e jahtit është e gjatë sa një ndërtesë 8 kate.
Jahti është projektuar nga “Philipe Stark” dhe ka kushtuar plot 425 milionë euro. Në pjesën e brendshme është e ndërtuar një shtëpi me një pishinë të madhe, dhe një sheshpushim gjigand që mundëson uljen e helikopterit.
Jahti është i pajisur me dy motor nafte me nga 3600 KV dhe dy motor elektrik me 4300 KV, çdo funksion është i ndërtuar me teknologjinë më te sofistikuar.
Jahti më i madh me vela në botë është ndërtuar në kantierin “Nobiskrug të Gjermanis”, dhe i takon miliarderit Rus “Andrey Melnichenko” i renditur i 89-ti në botë për pasuri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.