Ndëshkohen 716 subjekte – Shkelën ligjin e punës, pezullim për 167 prej tyre
617 subjekte në të gjithë vendin janë ndëshkuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës për shkak se janë kapur në shkelje të legjislacionit dhe kushteve që duhet të siguronin.
Referuar të dhënave zyrtare të këtij institucioni për 3 muajt e parë të vitit 2019, rezulton se nga numri total i subjekteve që janë kapur në parregullsi, për 66 për qind prej tyre është dhënë paralajmërim, në mënyrë që të mund të bëjnë përmirësimet e duhura, për 25 për qind prej tyre është marrë masa pezullim për marrëdhënie pune, 7 për qind e subjekteve janë gjobitur dhe për vetëm 2 për qind është marrë masa pezullim për siguri në punë.
Numri më i lartë i masave administrative është vendosur në Tiranë dhe Vlorë, ndërsa Gjirokastra rezulton qyteti më i rregull, ku nuk është kapur asnjë subjekt në shkelje. Në total për periudhën Janar-Mars 2019 janë 3533 subjekte private dhe shtetërore të inspektuara si dhe 73.517 vende pune. Në tërësi të dhënat tregojnë se subjektet si shtetërore ashtu edhe private kanë mangësi të theksuara në respektimin e legjislacionit të punës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.