Ndihma ekonomike – LSI risjell paketën anti-varfëri për të shpëtuar 200 mijë familje
Ndihma ekonomike është kthyer në “mollën e sherrit” mes pozitës dhe opozitës. Të gjitha palët janë në kërkim të një zgjidhje për familjet në nevojë.
Vetëm pak ditë para interpelancës për këtë çështje, LSI ka sjellë në vëmendje edhe një herë paketën anti-varfëri, e cila do të shpëtojë rreth 200 mijë familje shqiptare.
Ligji i taksave duhet që të rikthehet përsëri në parlament pasi në dy muajt e fundit kanë aplikuar për t’u mbyllur më shumë se 2500 biznese sipas Kryemadhit.
Referuar integrimit të vendit në BE, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se është një çështje e rëndësishme dhe qëndron mbi palët politike.
Për këtë arsye opozita i ka “hapur rrugë” qeverisë që të realizojë rekomandimet, por është prezente për të ngritur zërin kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe konform ligjit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.