Ndjekje e situatës në kohë reale në “Argument”, koronavirusi përballë fakteve dhe mashtrimeve
Një emision i tëri dedikuar virusit më të ri Co-VID19 ose i ashtuquajturi koronavirus. Kjo është tema që po shqetëson të gjithë opionin public dhe që po trajtohet në mbrëmjen e sotme në “Argument” nga Enio Civici.
Të hënën në orët e para të mëngjesit, u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë se dy pacientët e parë ishin testuar pozitiv. Ai që konsiderohet si “pacienti zero” ishte I biri, I cili ka udhëtuar nëpërmjet rrugëve tokësore nga Firence dhe ka kaluar kufirin në doganën e Muriqanit.
Teksa, tashmë virusi është më pranë nesh, dija dhe informacioni i saktë na ndihmon të gjithëve si shoqëri për të përballuar pa panik një situatë të tillë.
Qeveria shqiptare ka marrë masa të forta ditën e sotme si mbyllja e shkollave deri në 23 mars dhe pezullimi i aktiviteteve publike deri në 3 prill. Gjithashtu fluturimet ajrore dhe transporti detar është pezulluar me Italinë Veriore.
Në një program të veçantë “Argument” shpjegon të gjitha përditësimet e reja, në lidhje me virusin. Nga lajemt e mira në Kinë ku virusi duekt se po ngadalësohet, deri tek situate në vendet fqinje përreth nesh.
Faktet dhe mitet që duhen të bien poshtë rreth virusit të ri. Simptomat që një i sëmurë mund të shfaqë dhe masat që duhet të marrë.
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Monday, March 9, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.