Ndotja, së shpejti vepër penale – Klosi: Ndalimi i makinave të vjetra, i diskutueshëm, por i nevojshëm
Ndotja e mjedisit së shpejti nuk do të trajtohet më si shkelje administrative, por si vepër penale. Ishte ky emëruesi i përbashkët i diskutimeve të përfaqësuesve të disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend që mbulojnë çështjet mjedisore.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se janë identifikuar 18 industritë përgjegjëse për nivelet më të larta të ndotjes në vend dhe se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj tyre. Ai u ndal edhe te vendimi për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të mjeteve me moshë të madhe, duke e quajtur të datueshëm, por të nevojshëm.
Kreu i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi përmendi tre shtyllat ku duhet të përqendrohet veprimi kundër krimit mjedisor: Ndërhyrjet në kodin penal, reformimi i institucioneve si dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore.
Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt në fjalën e tij theksoi nivelin shumë të ulët të hetimeve e dënimeve për krimet mjedisore, nga prerja e pyjeve, te depozitimi ilegal i mbetjeve, deri te dëmtimi i shtretërve të lumenjve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.