Ndryshim drastik i motit – SHMU: Rritje temperaturash dhe reshje te dendura shiu në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik ushtarak ka njoftuar se në mesin e javës që aktualisht jemi do të ketë një ndryshim të elementëve atmosferik dhe motit në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit reshjet e shiut të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar ndërsa me intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme.
Ndërkaq sipas SHMU reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m dhe karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.