Ndryshime në kabinetin qeveritar
Agron Tare është emëruar si zv.ministri më i ri për Evropën dhe Punët e jashtme të Shqipërisë në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave. Tare dha dorëheqjen pak muaj më parë nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës.
Ndryshime ka pasur gjithashtu edhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku znj. Nina Guga dhe z.Oltion Rrumbullaku janë emëruar si dy zv.ministrat më të rinj.
Nina Guga drejton prej vitesh gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, ndërsa Oltion Rrumbullaku është prej shumë vitesh pedagog pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Ndërkohë nga detyra po në këtë ministri është liruar z.Redi Shtino.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.