Ndryshime në qeveri! Largohet zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, arsyen e jep ministrja Denaj
Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.
Për largimin nga detyra e zëvendës ministres ka reaguar ministrja Anila Denaj. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Ikonomi do të largohet jashtë shtetit t’i bashkohet familjes.
“Lirim nga detyra: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi: Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”– thuhet në vendim.
Më herët Belinda Ikonomi ka qenë në krye të Drejtorisë së Doganave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.