Ndryshimet kushtetuese, Meta takon Bashën: Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit
Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij kreun e opozitës Lulzim Basha. Takimi vjen në një kohë kur pritet diskutimi i kodit zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese që u miratuan një ditë më parë nga socialistet dhe opozita në Kuvend. Sipas këtyre ndryshimeve, listat e kandidatëve për deputetë do të hapen në jo me pak se 2/3-tat.
Pragu zgjedhor nuk është përcaktuar në Kushtetute sesa do të jetë, pasi detajet do të përcaktohen në kodin zgjedhor. Presidenti Ilir Meta i kërkoi Lulzim Bashës që t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit duke i quajtur këto si përpjekje që cënojnë rëndë kushtetutën e vendit ndërkohë Basha është shprehur se kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë Kushtetutën. Sipas kryedemokratit , fatura do jetë shumë e rëndë por që do të jenë përgjegjësit e saj ata që do ta paguajnë. më herët presidenti Meta Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.