Ndryshimet në aeroportin e Rinasit – Balluku: 99 milion euro investime, ulje e çmimit të biletave ajrore
Parlamenti ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, që kthente për rishqyrtim ndryshimet në koncesionin e aeroportit të Rinasit, duke i hapur rrugë investimeve që do të ndryshojnë kategorinë e tij, si dhe uljes së tarifave për pasagjerët. Gjatë diskutimit në Kuvend, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se negociatat për ndryshimin e kësaj kontrate kanë nisur që në janarin e vitit 2020, ndërsa e cilësoi si sukses arritjen e marrëveshjes së re.
Balluku foli edhe për ecurinë e 2 projekteve të tjerë e më konkretisht për aeroportin e Kukësit dhe atë të Vlorës.
Kontrata e koncesionit të aeroportit të Rinasit përfundonte në vitin 2022, por qeveria parashikoi një zgjatje 12-vjeçare, duke e lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në industrinë e aviacionit e që sipas Eurocontrol do të duhen 5-10 vjet për të rikthyer situatën normale. Ndërkaq, sipas autoriteteve shqiptare, me parashikimet e reja pritet një ulje e çmimit të biletave ajrore në vend.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.