Ndryshimi i buxhetit – Boçi: U anulua rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët
Akti Normativ që anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë është një akt turpi i kësaj qeveria”. Ky ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi 2 ditë pas miratimit të ndryshimeve në buxhet nga qeveria shqiptare. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Boçi tha se mësuesi shqiptar trajtohet si “i dorës së tretë“ dhe po shkon drejt varfërimit absolut ekonomik.
“Heqje e pagës së 13 shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë ë caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës”, komentoi Boçi. Në mbledhjen e datës 26 korrik Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit, që sipas Ministrisë së Ekonomisë deh Financave ka për qëllim nxitjen e mëtejshme të investimeve publike dhe dhënien e paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit.
Sipas ndryshimeve, investimet publike arrijnë në nivelin e 86.7 miliard lekë, duke arritur nivelin e 5.3% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto apo në rritje me 0.1% në raport me buxhetin e mëparshëm.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.