Ndryshimi i çmimeve – Librat falas kompensohen me rritjen e çmimit të klasave të tjera
Dhënia e librave falas për kategoritë nga klasa e parë në klasën e katërt të shkollës 9 vjecare pritet t’u kursejë xhepave të qytetarëve deri në 3 mijë e 100 lekë. Sipas çmimeve të afishuara në katalogun final për librat shkollor për vitin 2018-2019 rezulton se paketa e librave për klasat e para kushton deri në 1.643 lekë ndërsa për klasat e katërta, ku dhe numri i librave është më i madh, ky çmim rritet deri në 3.170 lekë.
Po pavarësisht këtij lehtësimi për xhepat e familjeve që kanë fëmijët në fillore, e kundërta ndodh me klasat e tjera ku këtë vit prindërve u duhet të paguajnë më shumë për blerjen e librave shkollor.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e ministrisë, rezulton se për vitin e ri shkollor, çmimet e librave, të botimeve të ndryshme, pothuajse për të gjitha klasat e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme pësojnë një rritje krahasuar me një vit më parë. Referuar paketës së librave për klasat e 6 kjo rritje rezulton me të paktën 300 lekë më shumë sesa në vitin 2017-2018.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.