Ndryshohet qeveria! Ikin Ahmetaj, Gjiknuri, Nikolla, Bushati! Kush janë ministrat e rinj
Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri janë larguar nga kabineti qeveritar.
Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë zëvëndësministrja aktuale Besa Shahini. Ministre e re e Financave do të jetë Anila Denaj drejtuesja aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Ministri i ri i Jashtëm do të jetë zëvëndësministri aktual Gent Saka. Ministre e re e Infrastrukturës do të jetë Belinda Balluku.
Edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka lënë detyrën duke u zëvëndësuar nga Blendi Cuçi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka lënë detyrën për t’u zëvëndësuar Elva Margariti, këshilltare neë kryeministrui dhe kordinatore e projektit 100 fshatrat. Sonila Qato ikën dhe vjen Eduard Shalsi si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Rikthehet pozicioni i ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin që do të drejtohet nga Elisa Spiropali
Vijon…
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.