Ndryshon Avokati i Shtetit. Ikën Muçaj, vjen Lilo
Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit znj.Enkelejda Muçaj, pak më shumë se 1 vit pas emërimit në këtë detyrë. Po ashtu, në të njëjtin vendim, si pasuese në këtë detyrë është emëruar Znj. Brunilda Lilo në këtë detyrë. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.
Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, që përfaqëson në gjyqe interesat e shtetit shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.