Ndryshon “fytyra” e qytetit të Gjirokastrës – FSHZH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se po vijojnë me ritme të mira punimet në objektin “Përmirësimi dhe Rinovimi i Sistemit të Muzeve në Qytetin e Gjirokastrës”.
“Mjeshtrit gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i shtuar këtij vendi më shumë vlera”, shkruhet në njoftim.
FSHZH njofton se ky projekt zhvillohet në kuadër të “Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin” me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.