Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri! Urdhëri: Leja e re, në përputhje me direktivën europiane
Automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhëri i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.
“Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.