Ndryshon përbërja e Këshillit të Investimeve/ Vendimi i ri, kush do të bëjë pjesë
Në mbledhjen e fundit, qeveria ka ndryshuar vendimin për Këshillin e Investimeve duke përcaktuar anëtarësinë e tij.
Referuar vendimit, Këshilli kryesohet nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga qeveria, sektori privat dhe partnerët për zhvillim, si më poshtë vijon:
Anëtarë me status të përhershëm
Institucione shtetërore, 3 anëtarë:
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Banka e Shqipërisë;
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve;
Partnerë zhvillimi, 3 anëtarë:
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH);
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)/Banka Botërore;
Delegacioni i Bashkimit Evropian;
Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë, 2 anëtarë:
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Anëtarë me status të përkohshëm me mandat 2-vjeçar:
Shoqata biznesi, 4 anëtarë.
Anëtarë ad-hoc:
Shoqëri tregtare, 2 anëtarë
Vendimi përcakton se pjesëmarrja e anëtarëve me status të përkohshëm dhe ad-hoc caktohet nga sekretariati.
Përzgjedhja e shoqatave të biznesit do të bëhet duke pasur në konsideratë kriteret e mëposhtme:
-Numrin e anëtarëve, vitin e themelimit të shoqatave të biznesit dhe transparencën publike në qeverisjen e shoqatës;
-Përfaqësimin e investitorëve vendas e të huaj dhe sektorët që përfaqëson secila shoqatë biznesi;
-Materialet e publikuara, indekset e biznesit të përgatitura dhe analizat ligjore e ekonomike për çështje të klimës së biznesit;
-Angazhimin dhe kapacitetet për të përmbushur funksionet si anëtar në Këshillin e Investimeve.”.
Vendimi përcakton gjithashtu se Këshilli duhet të zhvillojë të paktën 4 mbledhje në vit.
Ndërkohë, kostot e stafit, të mobilimit të zyrave e të komunikimit do të mbulohen nga BERZH-i dhe partnerët për zhvillim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.