Ndryshon Prefekti i Tiranës-Toni Gogu zëvëndëson Suzana Jahollarin
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të prefektes së Tiranës Suzana Jahollari. Vendimi përcakton se prefekti i ri është Toni Gogu.
Ky i fundit ka qenë më parë Drejtues i World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën si dhe ka drejtuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
Po ashtu, ai ka punuar si kancelar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2017 ai u emërua zëvëndësministër i Drejtësisë e më pas kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.