Ndryshon testi teorik i patentës / Eliminohen 1199 pyetje ngatërrestare
Tjetër risi nga DPSHTRR. Nga 1 Qershori rishikohet testi teorik i klasit B.
Nga 4864 pyetje në total eliminohen 1199 pyetje ngatërrestare dhe korrigjohen 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore!
Ndryshimet e bëra janë të konsultuara të gjitha një për një me grupet e interesit, specialistë të fushës dhe ekspertë.
Në këtë mënyrë testi i ri teorik bëhet më i kuptueshëm, më korrekt, më praktik dhe objektiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.