Ndryshon VKM/ 87 mijë metra tokë shpronësime për TAP në Berat, Korçë e Fier
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG), nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm me kompensim të sipërfaqes totale të tokës shtetërore prej 87 mijë e 363 metra katrorë, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).”
Vendimi i ndryshuar parashikon se ‘vendosja në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) e sipërfaqes së tokës shtetërore do të bëhet nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm, me kompensim të sipërfaqes prej 87 363.01 (tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tre pikë zero një) m2 dhe me vlerë totale kompensimi prej 34 milionë e 387 mijë lekësh për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si toka bujqësore, rrugë automobilistike, si dhe kanal.
“ Sipërfaqja e tokës shtetërore, që do të vendoset në dispozicion të përhershëm të shoqërisë TAP AG, sipas formës së përdorimit me vlerën përkatëse të kompensimit, për ndërtimin e infrastrukturës mbi tokë të projektit TAP, përfshihet në territorin administrativ të njësive të qeverisjes vendore, si më poshtë vijon:
a) Në territorin administrativ të Bashkisë Skrapar, të Qarkut të Beratit, për:
-sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe ledh) prej 4 185 (katër mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 696 311.00 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e njëmbëdhjetë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 2 883 (dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tre) m², me vlerë kompensimi prej 407 267.00 (katërqind e shtatë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë;
-sipërfaqen rrugë automobilistike prej 305 (treqind e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 250 (dyqind e pesëdhjetë) m² me kompensim shtesë 0 (zero) lekë duke qenë se përfshihet në minimumin e kompensimit prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh të paguar.
b) Në territorin administrativ të Bashkisë Devoll, të Qarkut të Korçës, për:
-sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe ledh) prej 4 657 (katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 672 659.00 (dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 4 458 (katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) m² me vlerë kompensimi prej 2 616 659.00 (dy milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh;
-sipërfaqen kanal prej 18 141 (tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 3 555 636.00 (tre milionë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 12 027 (dymbëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) m², me vlerë kompensimi prej 2 357 292.00 (dy milionë e treqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e dy) lekësh;
-sipërfaqen rrugë automobilistike prej 3 401 (tre mijë e katërqind e një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 666 596.00 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 3 222 (tre mijë e dyqind e njëzet e dy) m², me vlerë kompensimi prej 631 512.00 (gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e dymbëdhjetë) lekësh.
c) Në territorin administrativ të Bashkisë Fier, të Qarkut të Fierit, për:
-sipërfaqen tokë bujqësore (arë) prej 31 589.01 (tridhjetë e një mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë zero një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 20 382 250.69 (njëzet milionë e treqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyqind e pesëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e nëntë) lekësh, e gjitha për t’u paguar sipas pikës 2.2 më sipër;
-sipërfaqen kanal prej 10 719 (dhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 690 469.00 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 4 187 (katër mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) m², me vlerë kompensimi prej 1 050 937.00 (një milion e pesëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekësh;
-sipërfaqen rrugë automobilistike prej 13 340 (trembëdhjetë mijë e treqind e dyzet) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 3 363 304.00 (tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e treqind e katër) lekësh, prej së cilës sipërfaqja e re pas përditësimeve kadastrale prej 2 669 (dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m², me vlerë kompensimi prej 684 883.00 (gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tre) lekësh.
ç) Në territorin administrativ të Bashkisë Korçë, të Qarkut të Korçës, për:
-sipërfaqen tokë bujqësore (arë) prej 741 (shtatëqind e dyzet e një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 244 530.00 (dyqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e tridhjetë) lekësh, e gjitha për t’u paguar sipas pikës 2.2 më sipër;
-sipërfaqen rrugë automobilistike prej 285 (dyqind e tetëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 59 280.00 (pesëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e tetëdhjetë) lekësh, e gjitha për t’u paguar sipas pikës 2.2 më sipër.”.
Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. E drejta e përdorimit të përhershëm dhënë shoqërisë TAP AG sipas këtij vendimi do të regjistrohet në regjistrat e pasurive të paluajtshme, administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon pasqyrimin e të drejtave të përdorimit të përhershëm në regjistrat e pasurive të paluajtshme administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Shoqëria TAP AG paraqet gjithë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim pranë drejtorive vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier; Berat; Skrapar; Lushnjë; Devoll dhe Korçë, në përputhje me kërkesat e ligjit 111/2018, “Për kadastrën”.
Vlera e kompensimit shtesë për sipërfaqet e reja prej 62 311.01 (gjashtëdhjetë e dy mijë e treqind e njëmbëdhjetë pikë zero një) m², të identifikuara pas përditësimeve kadastrale dhe që shoqëria TAP AG duhet t’i paguajë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sipas shtojcës 1 të këtij vendimi, është 28 434 610.69 (njëzet e tetë milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dhjetë pikë gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.
Pagesa për tokën shtetërore nga ana e shoqërisë TAP AG bëhet sipas vlerës së përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, në bazë të një kontrate për pagesën e vlerës së kompensimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë TAP AG.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.