Në Bejrut shpërthejnë dhe protestat! Komunikata: 20 arreste, 70 policë të plagosur
Policia libaneze deklaron se ka arrestuar 20 persona në rrëmujën e shpërthyer dje në Bejrut gjatë protestës që pasoi shpërthimin tragjik të së martes e që shkatërroi lagje të tëra të kryeqytetit.
Mes agjentëve, lexohet ne komunikatën e policisë, numërohen 70 të plagosur.
Kryqi i Kuq libanez ka një bilanc tjetër sipas të cilit janë në total 238 të plagosur mes të cilëve 63 të shtruar në spital dhe 175 të mjekuar në vend.
Burimi ANSA/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.