Në Evropë fillon rikuperimi ekonomik – Situata është optimiste por ende jo aty ku duhet
Rënia historike e ekonomisë së Evropës nga pandemia duket se do të rikuperohet më mirë sesa pritej këtë muaj, sipas një grupi sondazhesh të përgjigjura gjerësisht nga biznesi.
Indeksi Blerës i Menaxherëve (PMI) është një matës i përdorur për të ndjekur drejtimin ekonomik të veprimtarisë së biznesit në një ekonomi. Një PMI prej 50 pikësh do të tregonte një nivel neutral ose të stabilizuar të rritjes, mbi 50 tregon ekspansion, dhe nën 50 do të thotë recesion.
Gjatë rënies ekonomike, leximet deri në 45 pikë priten si normale ndërsa gjatë zgjerimit PMI kanë tendencë të shkojë drejt 50-pikëshit. Deri dy muaj më parë, këto lexime ishin në nivele të ulëta rekord për ekonomitë në të gjithë botën.
Ndër një sërë të dhënash të publikuara nga IHS Markit të martën, PMI për Francën doli të ishte më e larta.
PMI-të e IHS Markit të regjistruara për qershorin e vitit 2020:
Francë: 51.3 përkundrejt 32.1 në maj
MB: 47.6 përkundrejt 30.0 në maj
Eurozona: 47.5 përkundrejt 31.9 në maj
Gjermani: 45.8 përkundrejt 32.3 në maj
Për Eurozonën, relaksimi i disa masave të bllokimit dhe lehtësimi i planifikuar më tej në muajt e ardhshëm ndihmoi përmirësimin e ndjenjës së biznesit në qershor kështu mesatarisht Evropa ka një PMI prej 47.5 në krahasim me 30.0 në maj. Megjithë leximit optimist, PMI e deritanishme tregon se rikuperimi ekonomik i Evropës nuk është në formën ‘V’, edhe pse pritet që statistikat të përmirësohen më tej gjatë verës.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.