“Në janar fillon vaksinimi” – Kryeministri Rama: Në vitin 2021 investime të mëdha publike
Konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri ja dedikoi sfidave të rëndësishme që është përballur qeveria e tij. Një ekspoze të gjatë kryeministri ja dedikoj përballimit të efekteve të pandemisë Covid 19, duke theksuar se jemi vendi që ka dhënë me shumë ndihmë për qytetarët. Mes të tjerash kryeministri u angazhua se procesi i vaksinimit do të fillojë në muajin janar.
Në lidhje me deklaratën e ambasadës ruse se është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë me vaksinë, kryeministri e konsideroj si qesharake pasi një mundësi e tillë duhet të kalojë në kanale zyrtare jo në rrjete sociale. Megjithatë ai nuk e përjashtoj në të ardhmen marrjen e vaksinës kineze apo ruse.
Në lidhje me investimet kreu i ekzekutivit, tha se investimet kyçe për vitin 2021, do të jenë pasja funksionale e aeroporteve të Kukësit dhe puna për atë të Vlorës, për të vijuar me investimet e portit të Durrësit apo të Vlorës.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.