Në “lupë” transaksionet e bizneseve, Çelmeta: Penalizim, nëse kryhen me subjekte pasive
Bizneset e rregullta që kryejnë transaksione me subjekte në status pasiv, do të gjobiten. Ligji për procedurat ka hyrë në fuqi dhe tatimet kërkojnë që të bëhet kujdes në këtë drejtim.
Ndërkaq, në ligj janë bërë një sërë ndryshimesh të tjera, të cilat vendosin kufizime për hapjen e nipteve për personat fizikë si dhe detyrojnë subjektet të paguajnë detyrimet përpara se të kalojnë në statusin pasiv.
Aktualisht pritet që ligji të kompletohet me aktet nënligjore për zbatimin më efikas dhe synohet që me këto ndryshime të minimizohet evazioni fiskal dhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.