Në pranga ish-kryeministri bullgar për shpërdorim fondesh të BE-së!
Gjatë një aksioni të madh kontrollesh të policisë në valën e hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme e BE-së për 120 raste mashtrimi në Bullgari, për të cilat kishte pasur sinjalizime, u arrestua mbrëmjen e së enjtes (17.03) ish-kryeministri i Bullagrisë Boiko Borisov nën dyshimin për shpërdorim të parave të BE-së. Edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, ish-shefja e komisionit parlamentar për buxhetin,
Menda Stojanova, si dhe ish-shefja e zyrës së shtypit të qeverisë Sevdalina Arnaudova, janë arrestuar, sikurse njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve në Bullgari BTA të enjten (17.03) në mbrëmje.
Gjatë këtij aksioni kontrollesh ka pasur në shumë adresa kontrolle dhe konfiskime, bëhet e ditur pa publikuar detaje.
Borisov me pak ndërprerje ka qenë kryeministër i Bullgarisë nga vitit 2009 deri më 2021. Partia GERB e Borisovit është e përfaqësuar në Parlamentin e BE-së në grupin e partive popullore europiane. Përpara shtëpisë së Borisovit në Bankja, jo larg kryeqytetit Sofje, dhjetëra vetë përkrahës të partisë më të madhe në opozitë GERB kanë protestuar bashkë me anëtarë të kryesisë së partisë. Avokati i Borisovit Menko Menkov i tha radios shtetërore, se ish-kryeministri fillimisht do të mbahet për 24 orë në arrest. Borisovin e çuan në qendrën e policisë në Sofje, sikurse njoftoi televizioni shtetëror.
“Askush nuk qendron mbi ligjin”, shkroi në Facebook kryeministri Kiril Petkov. Partia e tij e anti-Korrupsionit PP qeveris që nga dhjetori 2021 në një koalicion me katër parti të vogla Prokurorja e Përgjithshme e BE-së, Laura Kövesi vizitoi Sofjen të mërkurën dhe të enjten (16.03 – 17.03). Ajo u takua me përfaqësues të qeverisë dhe të drejtësisë. DW
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.