Në pranga ministri i Mjedisit/ Shkaku: Keqmenaxhimi i ujit të pijshëm në zonën e Pernikut
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë, Neno Dimov është arrestuar pas krizës së ujit në zonën e Pernikut. Dimov është akuzuar nga Prokuroria për keqmenaxhim të qëllimshëm.
Ai kishte dhënë leje që uji i pijshëm të përdorej për qëllime industriale, cka ka shkaktuar edhe krizën e ujit në këtë zonë. Rajoni i Pernikut po përballej prej dy muajsh me probleme furnizimi me ujë të pijshëm.
Pas akuzës së prokurorisë, Dimov ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë një serë reagimesh kundërshtuese e protesta ku kërkohet dorëheqja e vetë kryeministrit Boyko Borissov.
Sipas “Reuters”, Dimov rrezikon të dënohet deri në 8 vite burgim nëse shpallet fajtor nga gjykata.
Burimi Reuters/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.